Sot në Skenderaj është protestuar kundër dhunës e vrasjes së grave, duke dënuar vrasjen e Lirie Qerimajt, nga bashkëshorti i saj

Sot në Skenderaj është protestuar kundër dhunës e vrasjes së grave, duke dënuar vrasjen e Lirie Qerimajt, nga bashkëshorti i saj

Sot në Skenderaj,  është protestuar kundër dhunës dhe vrasjes së grave, duke dënuar vrasjen e Lirije Qerimaj nga bashkëshorti në Llaushë të Skenderajt. Protesta është organizuar nga OJQ “Gratë Intelektuale të Drenicës”. Protestuesit  kanë  marshuar nga sheshi “Adem Jashari” deri te Gjykata, dhe më pas para stacionit policor në Skenderaj.  Vrasja e rëndë ka ndodhur të mërkurën, në fshatin Llaushë të Skenderajt. Gratë kanë mbajtur afishe në duar me mbishkrimet “Vrasja nuk është virtyt por forma më e ulët e ligështisë”, “Nëse nuk di të duash mos merr jetë”, e afishe të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgimtarët tanë që kanë qëndruar në pushimet e verës në vendlindjet e tyre, po të kthehen në vendet ku punojnë

Mërgimtarët shprehin preferenca politike para zgjedhjeve të 28 dhjetorit: PDK dhe LDK në fokus

Në prag të festave të fund vitit dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, …