leoni

Aleksander Lumezi

Kryeprokurori, Lumezi, kërkon shqyrtimin e të gjitha veprimeve të prokurores së rastit, për të vrarën në Llaushë të Skenderajt

Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Ismet Ujkani, që t’i shqyrtojë të gjitha veprimet e prokurores së rastit të gruas nga Llausha e Skenderajt,  e cila është vrarë nga bashkëshorti i saj. Përmes një komunikate për media nga zyra e Kryeprokurorit të Shtetit është thënë se do të ndërmerren masat e nevojshme ndaj prokurores, varësisht prej të gjeturave. Aleksandër Lumezi, ka kërkuar që të shqyrtohen të gjitha veprimet e prokurores lidhur me rastin e viktimës nga Llausha e Skenderajt dhe nga të gjeturat eventuale t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, është thënë në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …