leoni

Sali Berisha dhe mbështetësit e tij po bëjnë përpjekje të dhunshme ta marrin selinë e PD-së, ku ndodhet kryetari, Lulzim Basha

Dita e së shtunës, sikur skenë lufte në Tiranë, në kryeqytetin e Shqipërisë

Dita e djeshme ka shënuar kulmin e një lëvizje që ish-kryeministri Sali Berisha ndërmori kundër kryetarit Lulzim Basha pas vendimit të këtij të fundit për ta lënë jashtë grupit parlamentar të PD-së për shkak të vendimit të Shteteve të Bashkuara për ta shpallur ‘non grata’ ish-liderin e forcës më të madhe opozitare në vend së bashku me familjarët e tij, bashkëshorten dhe dy fëmijët. Qytetarë të shtrirë në tokë nga gazi lotsjellës i hedhur në rrugë për të shpërndarë turmën e inatosur, autobote duke hedhur ujë, të tjerë me maska kundërgaz e të gjakosur Kjo ishte  pamja e Tiranës, anormale që të kujton ndoshta dhe 21 janarin e vitit 2011, një prej ditëve më të zeza në memorien e vendit. Dita e sotme kaloi me disa të plagosur përfshirë protestues dhe policë, të cilët ndërhynë në momentin që rrezikohej jeta e disa prej deputetëve që ishin në selinë blu, ndërsa protestuesit po shpartallonin dyert e blinduara. Për situatën e krijuar pati reagime të shumta nga përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar. Ata njëzëri dënuan aktet e dhunës, duke u bërë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të veprojnë me qetësi. Policia, pas qetësimit të situatës, njoftoi se ka shpallur “skenë krimi” godinën e PD-së, duke vendosur shiritat e verdhë në ambientet e jashtme të saj. Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e shpalli të mbyllur protestën për  duke theksuar se është vetëm fillimi. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …