Recak

Të gjitha rrugët e Kosovës sot çojnë në Reçak, sepse Reçaku sot nuk ka vaj e gjëmë, por ka krenari e dinjitet, ka mikpritje e solidaritet

Të gjitha rrugët e Kosovës sot çojnë në Reçak, sepse Reçaku sot nuk ka vaj e gjëmë, por ka krenari e dinjitet, ka mikpritje e solidaritet, ka   nder, besë, trimëri e mbi të gjitha lavdi deri në përjetësi. Reçaku dhe vend-masakrat e shumta në Kosovë janë tokat tona të lara me gjak që nuk falen, që nuk mund të dalin në pazarin e politik-bërjes, në Bruksel dhe askund tjetër në botë, sepse nuk do të lejojmë, sepse nuk mund të lejojmë në asnjë mënyrë dhe me asnjë çmim që të na përsëritet historia. Uniteti që u tregua nga institucionet e Kosovës, lidhur me moslejimin e mbajtjes së Referendumit të Serbisë në Kosovë dhe u përkrah unanimisht nga të gjitha partitë politike, nga tërë një popull liridashës, tregon më së miri gatishmërinë gjithë popullore në mbrojtje të lirisë  dhe pavarësisë së vendit. Kur njerëzit bashkohen të pamundurat  i bëjnë të mundshme. Kjo ka ndodhur dhe do të ndodh, kurdoherë kur e kërkon nevoja dhe momenti, për të ruajtur të paprekura vlerat e luftës sonë çlirimtare dhe fitimtare, vlerat humane njerëzore që na përkrahën dhe do të na përkrahin, po të jemi unikë dhe po të përçojmë mesazhe paqeje por edhe nderimi e respekti të ndërsjellë. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Opozita s’mund të legjitimojë tendenca totalitare

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se opozitës po i kërkohet pjesëmarrje në proceset …