leoni

Drejtoresha për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi vizitoi Gjimnazin “Hamdi Berisha”

Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, vizitën e parë pas marrjes së detyrës së drejtoreshës e ka bërë në Gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë, ku është pritur në takim nga drejtori i këtij Gjimnazi, Izet Hoti. Drejtoresha e DAE-së, Arbëreshë Krasniqi ka thënë se fokusi ynë do të jetë bashkëpunimi i thellë me këtë Gjimnaz elitar, që ka nxjerrë mjaftë breza të shkëlqyer, të rinj e të reja të komunës sonë, e që më pas kanë lenë gjurmë edhe në nivel vendi dhe me gjerë. Gjatë takimit që drejtoresha Krasniqi ka pasur me stafin drejtues të këtij Gjimnazi, në kuadër të kësaj vizite, ka diskutuar edhe për disa çështje me interes për shkollën, konkretisht, për sigurinë në shkolla, mësimin kabinetik dhe higjienën në shkolla.​

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …