Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 4 mijë e 785 testime sa janë kryer në nivel vendi, 720 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore ka vdekur një i infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 159 të infektuar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve nga fillimi i pandemisë dy vjet më parë ka arritur në është 158 mijë e 909. Numri i rasteve aktive është ngritur në 5 mijë e 678 të infektuar aktualë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …