Thirrje për fermer për aplikim për pagesa direkte për qumësht/litër sipas kategorive të cilësisë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nga sot ka shpallur thirrjen për aplikim për pagesa direkte për qumësht/litër sipas kategorive të cilësisë, therjet e raportuara të gjedhit, viçat për majmëri dhe akuakulturë për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2021. Mënyra e aplikimit: Aplikimi bëhet në zyrat e Drejtorisë Komunale të Bujqësi në Rahovec.

Periudha e aplikimit: Afati i aplikimit fillon nga data 21.01.2022 dhe mbaron me datë 11.02.2022 , në orën 16:00.

Detaje më të hollësishme, si dhe për t’u njohur me dokumentacionin e nevojshëm për aplikim dhe kriteret e pranueshmërisë, mund ti gjeni në vegëzën: https://azhb-ks.net/sq/thirrje-per-aplikim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …