Në komunën e Malishevës mirëmbajtja e rrugëve vazhdon edhe në orët e vona

Mirëmbajtja e rrugëve gjatë dimrit vazhdon pa ndërpre edhe në orët e vona të natës në territorin e komunës së Malishevës, sidomos në vendbanimet që shtrihen në varg malet e Berishës. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Malishevës, Rifat Mazreku, i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadaster dhe Pronë, Bashkim Krasniqi, kanë parë nga afër largimin e borës nga rrugët në fshatrat Terpezë, Fshat i Ri dhe Berishë.

“Rrugët janë të hapura për qarkullim, por mirëmbajtja e tyre është e domosdoshme, përfshi mirëmbajtjen edhe gjatë natës, me qëllim që qytetarët në asnjë rast të mos kenë probleme në qarkullim” ka thënë drejtori Mazreku.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj priti në takim përfaqësues të OSBE-së nga zyra rajonale në Pejë

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka pritur të martën në takim në …