Pas ankesave të qytetarëve ndaj bizneseve që operojnë në qytetin e Skenderajt Inspektorët kanë ndërmarrë veprime të duhura, duke u shqiptuar gjoba, pasi janë konstatuar shkeljet

Pas ankesave të qytetarëve ndaj bizneseve që operojnë në qytetin e Skenderajt, rreth produkteve ushqimore me afat të skaduar dhe respektimit të orarit të shërbimit, Drejtoria e Inspekcionit ka ndërmarrë veprime të duhura, duke u shqiptuar gjoba, pasi janë konstatuar shkeljet. Kësisoj, është vërtetuar se njëri nga bizneset në Skenderaj, ka shitur produkte ushqimore me afat të skaduar, kurse një barnatore në qytet nuk ka respektuar orarin e punës, si dhe është konstatuar se ka abuzuar me çmime të produkteve farmaceutike. Komuna e Skenderajt është e angazhuar të ruhet shëndeti i qytetarëve, sa u përket produkteve ushqimore që konsumojnë qytetarët, dhe nuk do të bëjnë tolerime në këtë aspekt. Edhe sa u përket barnatoreve, do të këtë mbikëqyrje nga inspektorët kompetentë, pasi qytetarët janë ankuar për abuzime me çmimet e barërave. Komuna e Skenderajt fton të gjithë qytetarët që ballafaqohen me rastet abuzive të çmimeve dhe parregullsi të tjera, t’i denoncojnë tek Drejtoria e Inspekcionit dhe inspektorët e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Sokol Haliti: UÇK-ja ishte dhe mbetet pjesë e historisë sonë të përbashkët

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti përmes një postimi në facebook ka shkruar …