leoni

Kryetari Haliti mbanë takim me menaxherin e projektit për ndërtimin e shkollës në Pozheran dhe punëkryesin

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga bashkëpunëtorit e tij,  ka zhvilluar sot një takim me menaxherin e projektit për ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore të mesme të ulët “Halil Alidema” në Pozheran, por edhe punëkryesin. Me këtë rast Kryetari Haliti, ka kërkuar nga kompania e kontraktuar dhe nga menaxheri i përcaktuar nga niveli qendror që të rrisin dinamikën e punimeve dhe që objekti të përfundojë sa më parë dhe nxënësit dhe personeli arsimor të kalojnë në këtë objekt shkollor. Ai tha se është e pakuptueshme që niveli qendror nuk po e kupton rëndësinë dhe domosdoshmërinë e përfundimit të këtij objekti për nxënësit e kësaj shkolle. I pari i komunës, tha se komuna e Vitisë, është e pakënaqur që po zvarritët përfundimi i këtij projekti shumë të rëndësishëm, duke potencuar se të pakënaqur janë edhe qytetarët vitias, në veçanti Pozherani me rrethinë të cilët edhe hapur kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për këto zvarritje. Haliti shtoj se komuna e Vitisë, është e vetëdijshme që ky projekt po financohet nga niveli qendror por shtoi se vonesat në përfundimin e tij nuk janë më të arsyeshme. Ai tha se për këto zvarritje komuna e Vitisë, nxënësit, personeli arsimor, prindërit dhe të gjithë qytetarët vazhdimisht kanë shprehur pakënaqësinë e tyre dhe kërkojnë që të përfundojnë punimet sa më parë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …