Duke u bazuar në agjendën e përgatitur nga këshilli organizues, këshill ky i formuar nga kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, kanë vazhduar aktivitetet për shënimin e 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Për aktivitetet e mbajtura kryetari Latifi ka thënë se sot për nder të 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, prita në mjediset e komunës qytetarë, familjarë dëshmorësh, përfaqësues të klerit fetar e miq. Më pas, së bashku me këshillin organizues dhe drejtues të shoqatave të dala nga lufta bëmë homazhe dhe vendosëm kurora në varrezat e dëshmorëve të kombit në Rahovec.
Faleminderit secilit dhe urime 17 Shkurtin!.
Gëzuar 14 vjetorin e Pavarësisë, Kosovë!

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
