leoni

KPF në Malishevë mbajti mbledhjen e -I- (parë) të rregullt

Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e -I- (parë) të rregullt ku shqyrtoi dhe rekomandoi këto pika për mbledhjen e Kuvendit Komunal për muajin shkurt.

-Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2022.

– Shqyrtimi i Raportit të DAE-së, për përfundimin e gjysmë-vjetorit të parë të vitit shkollor 2021/22.

– Njoftim me Planin e Punës të Zyrës së Auditorit të Brendshëm për vitin 2022

– Themelimi i komiteteve jo obligative: Komiteti për Arsim dhe Kulturë, Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Persona me Aftësi të Kufizuara, Komiteti për Familje të Dëshmorëve, Invalid, veteranë të Luftës së UÇK-së, si dhe të Martirëve të Luftës, Komiteti për Diasporë, Komiteti  për Planifikim Urban, Kadastër, Turizëm, Mbrojtje te Mjedisit dhe monitorim të projekteve publike, Komiteti për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

 – Shqyrtimi i Raportit  të Kompanisë Hidroregjioni Jugor – Njësia në Malishevë për vitin 2021.

– Shqyrtimi i kërkesave, të dërguara nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe kërkesave nga qytetarët, për ndërrim destinimi të pronës si dhe të atyre shëndetësore.

Kontrolloni gjithashtu

Krenar me rininë tonë plot talent, me zemër të madhe e shpirt gare!

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti ka marrë pjesë në organizimin e Ligës …