Rusia ka nisur sulmin e armatosur mbi Ukrainë

Rusia ka filluar intervenimin ushtarak brenda territorit të Ukrainës

Gjatë orëve të hershme të mengjesit të sotëm, Rusia ka nisur sulmin e armatosur mbi Ukrainë. Nga deklaratat që ju kanë dhënë ushtarakët ukrainas medieve ndërkombëtare, mësohet se shënjestër e sulemeve kanë qenë bazat ushtaraka dhe sistemi mbrojtës kundërajror i Ukrainës. Gazeta amerikane “Wall Street Journal” citon një zyrtar i lartë ukrainas të ketë deklaruar se sipas raportimeve të para bëhet fjalë për qindra të vrarë. Edhe mediet tjera njoftojnë se nga sulmi i forcave ruse, janë vrarë qindra ukrainas. Ushtria ukrainase ka njoftuar se ka rrëzuar 5 aeroplan, 1 helikopter dhe ka shkatërruar  disa mjete të blinduara. Ministri i Infrastrukturës së Ukrainës, Volodymyr Omelyan ka njoftuar edhe për shkatërrime të tjera  të artilerisë ruse. “Dy tanke ruse dhe një numër i makinave ushtarake janë shkatërruar nga ushtria ukrainase afër Schastyas, në Ukrainën lindore”, ka shkruar Ministri i Infrastrukturës së Ukrainës, Volodymyr Omelyan

Kontrolloni gjithashtu

Uk Lushi apelon te liderët e Kosovës për trajtim dinjitoz të krerëve të UÇK-së

Aktivisti kosovar në SHBA, Uk Lushi, ka folur për keqtrajtimin e ish-krerëve të UÇK-së në …