leoni

Në Malishevë Inspektohen subjektet afariste për respektim të orarit të punës

Inspektorët komunal në Malishevë, të prirë nga drejtoresha e Drejtorisë së Inspektoratit, Besartë Kryeziu – Ramaj, kanë vazhduar me inspektime të subjekteve afariste, gjatë natës, për respektim të orarit të punës dhe rregullave tjera, përfshi edhe shërbimin e alkoolit për personat nën moshën 18 vjeçare. Sipas drejtoreshës Kryeziu-Ramaj, janë inspektuar subjektet afariste të video lojërave, lojërave tjera si, bilardo dhe të ngjashme, si dhe subjektet tjera ku shërbehen pije, për të mbikëqyr shërbimin e pijeve alkoolike për personat nën moshën 18 vjeçare. “Ndonëse nuk janë hasur në parregullsi gjatë këtij inspektimi, ne si inspektorat, do bëjmë monitorimin e vazhdueshëm të të gjitha lokaleve dhe subjekteve afariste, me qëllim të respektimit të orarit të punës, por edhe për rregulla tjera, përfshi pijet alkoolike, shitjen e cigareve dhe të ngjashme”, ka deklaruar drejtoresha Kryeziu-Ramaj.

Kontrolloni gjithashtu

Në Llukë të Epërme u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve

Sot në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të …