Mbishkrimet shqipe do të shënohen edhe në uniformat e policisë së Maqedonisë së Veriut

BDI: Gjuha shqipe në uniforma të policisë, reflektim i parimeve të barazisë

Bashkimi Demokratik për Integrim e vlerëson si të rëndësishëm miratimin e Dekretit nga ana e Qeverisë me të cilin formalizohet përdorimi i gjuhës shqipe edhe në uniformat e policisë.

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se me këtë vendim që uniformat e policisë të jenë edhe në gjuhën shqipe, është përmbushur dhe një obligim që buron nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe është në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe të miratuar në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ky Dekret qeveritar, përbën edhe një hap drejtë plotesimit të obligimit ligjor por edhe të rritjes së mirëbesimit ndërmjet policisë dhe qytetarëve, pasiqë ky mirëbesim do të ndikojë edhe më shumë në krijimin dhe formësimin e institucioneve demokratike në vend.

Bashkimi Demokratik për Integrim konstaton se edhe një tjetër detyrë është kryer me sukses konform Kushtetutës dhe Ligjit që reflekton zbatimin e përpiktë të parimeve të barazisë si garancë e progresit të vendit tonë për një shoqëri të barabartë që synim e kanë integrimin e vendit në familjen e madhe europiane.

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …