Besnik Bislimi

Besnik Bislimi: Nuk i takon Qeverisë së Kosovës t’i kufizojë të drejtat e qytetarëve serbë që kanë të drejtë vote në Serbi

Zëvendës-kryeministri i Kosovës,  Besnik Bislimi,  ka folur  lidhur me mundësinë e arritjes së marrëveshjes për zgjedhjet serbe të 3 prillit në Kosovë, nëse Serbia do të bëjë kërkesë përmes Zyrës Ndërlidhëse të Prishtinës. Beogradi ka pranuar ta përdorë zyrën ndërlidhëse për ta dërguar një kërkesë të tillë. Nuk i takon Qeverisë së Kosovës t’i kufizojë në asnjë mënyrë të drejtat e qytetarëve që kanë të drejtë vote në Serbi. Tashmë është çështje marrëveshjeje”, tha Bislimi në një intervistë për portalin  serb Kossev. Do të pajtoheni me mua se duhet një marrëveshje sepse nuk po nënshkruani një marrëveshje për 20 vitet e ardhshme, por deri në zgjedhjet e ardhshme.  Në këtë kontekst, Qeveria e Serbisë duhet t’ia dërgojë një kërkesë zyrtare Qeverisë së Kosovës, në të cilën do të kërkonte ndihmë për mbledhjen e votave në territorin e Kosovës”, tha Bislimi, duke theksuar se vendet e QUINT-it dhe emisari evropian Miroslav Lajçak kanë ofruar mbështetjen e tyre për këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …