Gucati - Haradinaj

Avokatët e Gucatit e Haradinajt kanë kërkuar që dy krerët e OVL-UÇK-së të shpallen të pafajshëm e të lirohen nga arresti

Ekipet mbrojtëse të  dy krerëve  të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, iu kanë  kundërpërgjigjur deklaratave të Zyrës së Prokurorit  të Gjykatës Speciale,  duke thënë se Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj kanë vepruar në interes të publikut dhe se të njëjtit duhet të shpallën të pafajshëm. Pasi prokuroria ka deklaruar se të akuzuarit kanë ndërmarrë veprime me dashje konkrete dhe sipas  saj, ata  duhet të shpallën fajtor, mbrojtja e tyre ka kërkuar nga trupi gjykues vendim të pavarur dhe mbështetur në analizën objektive të ligjit. Avokati i Hysni Gucatit, Xhonatan Elistan Ris, ka thënë se i mbrojturi i tij duhet ë shpallet i pafajshëm. “Një ndër elementet që ata ngrenë është dashja konkrete, qëllimi konkret, ndërkohë ne bëmë dhe parashtruar qëndrimin tonë, neve bëmë dallimin në mes të synimit konkret dhe synimit eventual dhe në fakt e gjithë çështja e tyre mbështetet në këtë elemente, që zotëri Gucati klienti im ka vepruar me dashje konkrete, dhe unë i bëjë thirrje trupit gjykues që të marrë këtë qasje, pra ta mbajë përgjegjës Zyrës në lidhur me këtë çështje për këtë që është bishti kryesor i çështjes së tyre. Pra ata e ata duhet që ta provonin çështjen e tyre, sepse ata kanë ngritur akuzat, pra ata e ngritën fabulën e çështjes që ata thonë se e kanë provuar, dhe nëse ata e kanë provuar përtej dyshimit të arsyeshëm atëherë ju do të merrni vendimin, por nëse ky nuk është rasti atëherë trupi gjykues duhet që ta ndalojë gjykimin”, ka thënë, avokati  Rees.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka pranuar që në veri të ushtroj sovranitetin edhe Serbia

Limaj: Qeveria Kurti për tri vite qeverisje ka bërë harrnim të projekteve të pa përfunduara të qeverive te kaluara

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vlerësuar se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin …