Olaf Scholz: NATO nuk do të rrezikojë përshkallëzimin e luftës në Ukrainë duke ndërhyrë ushtarakisht

NATO nuk do të rrezikojë përshkallëzimin e luftës në Ukrainë duke ndërhyrë ushtarakisht, tha kancelari gjerman Olaf Sholz në konferencën e përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. Gjermania po dërgon ndihma financiare dhe humanitare në Ukrainë, por Berlini ka deklaruar vazhdimisht se nuk do të dërgojë avionë luftarakë për të ndihmuar forcat ukrainase luftën kundër rusëve. “Fati i njerëzve në Ukrainë na ka prekur të gjithëve,” tha Sholz pas një fjalimi të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në parlamentin gjerman. Putin i ka shkaktuar vuajtje të tmerrshme njerëzve në Ukrainë. Ne do të qëndrojmë pranë Ukrainës”.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria Themelore në Prishtinë autorizon Policinë e Kosovës lidhur me rinumërimin e votave në Obiliq

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se po ndjek …