Jens Stoltenberg

Jens Stoltenberg: Lufta e Rusisë në Ukrainë ka shkundur paqen dhe ka tmerruar botën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u ka thënë gazetarëve se lufta e  Putin ka shkundur paqen dhe ka tmerruar botën”. Ai ka lavdëruar forcat e Kievit dhe është zotuar se do të vazhdojë mbështetja për to, “në mënyrë që të shfrytëzojnë të drejtën për vetëmbrojtje, siç e parasheh Karta e Kombeve të Bashkuara”.  Stoltenberg ka falënderuar Gjermaninë për mbështetjen ushtarake dhe atë humanitare për Ukrainën dhe ka thënë se “NATO-ja ka përgjegjësi për të parandaluar këtë luftë nga përshkallëzimi i mëtejmë”, si dhe ka paralajmëruar vendet anëtare të bllokut të sigurisë se “ne nuk mund të marrim si të garantuar paqen dhe sigurinë”.

Kontrolloni gjithashtu

Dhuna ndaj femrave

Edhe një grua rreth 30 vjeçe u vra të premten e bashkë me të edhe vëllai i saj

Edhe një grua rreth 30 vjeçe u vra të premten në Gjilan nga personi që …