Me marrjen e informacionit me kohë nga roja i pyllit dhe intervenimit të ekipit të zjarrfikësve dhe qytetarëve të fshatit Guri i Kuq, zjarri në këtë fshat është shuar. Jeton Kryeziu, Shef i sektorit të pylltarisë në Komunën e Rahovecit, ka thënë se ky dimër ishte shumë i thatë, andaj, në mungesë të lagështisë së tokës, fatkeqësisht mundësitë e përhapjes së zjarreve pyjore, nga pakujdesia më e vogël, do të ishte me pasoja vështirë të kontrollueshme. Duhet pasur parasysh që çdo zjarrvënje e qëllimshme është e dënueshme sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës.
Qytetarë të nderuar, nëse vëreni tym sado të vogël në pyjet e Komunës së Rahovecit, ju lusim që të njoftoni në këta numra të telefonit:
Njësinë e Zjarrfikësve 193.
Policinë 192.
APK-Rahovec 044146561.
Teknikun e pylltarisë: 044107798.
Rojet e pyllit: 044337691, 044366533, 044418613.
Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
