Me moton “Ec me këpucët e mia”, edhe në Ferizaj është shënuar Dita Ndërkombëtare e Sindromit Down. Këtij marshi në sheshin e qytetit i është bashkuar edhe numri një i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj Dr. Kemajl Emini, marsh ky i organizuar nga shoqata e Sindrom Down dhe Qendrës Pema. Me këtë rast drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini, ka thënë se duhet një sensibilizim edhe më i madh për mbështetjen të këtyre personave me nevojë. Ai tutje ka thënë se në kuadër të mundësive buxhetore do të mbështesë këtë kategori në aspektin e mirëqenies sociale dhe shëndetësore. Përmes marshit, ju bë thirrje institucioneve dhe të gjithë popullatës për mos diskriminim dhe respektim të të gjithë të drejtave ndaj personave me Sindrom Down.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
