Komuna e Skenderajt dënon aktin e sulmit ndaj personelit mjekësor

Sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, mjekët dhe infermierët kanë organizuar një protestë si reagim ndaj ngjarjes së javës së kaluar, kur një person sulmoi personelin mjekësor në vendin e tij të punë. Në protestë, në të cilën mori pjesë edhe drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Rrezarta Hasani-Ibrahimi, është shprehur shqetësim për ngjarjen e sulmit fizik, ndërkohë që është kërkuar reagim nga organet kompetente të rendit dhe sigurisë. Kjo protestë është organizuar si solidarizim me kolegët mantelbardhë. Është e papranueshëm ajo që ka ndodhur dhe si akt duhet të dënohet nga të gjithë.

Edhe kryetari i Komunës, Fadil Nura, ka reaguar, duke thënë se është e papranueshme të sulmohet personeli mjekësor, për të cilin tha se ai gjithmonë është në shërbim të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Banorët e komunës së Rahovecit votuan projektin “Hapja e Lumit në fshatin Opterushë

Në ciklin e takimeve për buxhetim me pjesëmarrje, banorë të shumtë nga vendbanimet dhe lagjet …