Bisedohet çështja e bashkëpunimit mes Komunës së Ferizajt dhe shkollës “International Maarif Schools of Kosova”

Këtë të premte drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në komunën e Ferizajt Xhemile Murati-Shabani e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj, ka pritur në një takim drejtuesit e shkollës “International Maarif Schools of Kosova”, në krye me Jetmir Hazirin. Qëllimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit me shkollën “International Maarif Schools of Kosova”,  shkollë kjo fillore, e mesme e ulët dhe e mesme e lartë, e cila ofron arsimim cilësor, duke kontribuuar në përgatitjen e gjeneratave të reja. Me këtë rast drejtorja Xhemile Murati-Shabani, ka thënë se në një të ardhme të afërt do të bashkëpunojë me këtë shkolle në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, por edhe në fusha të ndryshme që janë të një rëndësie të madhe për të rinjtë tanë.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Aliu pret Çekun, diskutojnë për investimet në Ferizaj

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në takim, ministrin në detyrë …