Kryetari i komunës së Deçanit Baskim Ramosaj, ka përkujtuar me respekt, 28 Marsin e vitit 1989, ku nën demonstratat e organizuara në mbrojtje të identitetit tonë, ranë dëshmorë Ismet Qorraj, Sali Hadergjonaj, Mujë Mehmeti dhe Agim Kukleci. Po atë ditë, u plagosën qindra njerëz dhe shumë demonstrues. Kujtojmë lavdinë e betejës te “Ura e Pozharit” ku ranë dëshmorë Elez Geci dhe Maxhun Berisha. Lavdi e përjetshme për të gjithë dëshmorët e rënë për liri! Ka thënë me kët♪7 rast kryetari Ramosaj.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
