leoni

Agron Demi: MASHT dhe shumica e komunave po keqpërdorin taksat e qytetarëve dhe po rrezikojnë të ardhmen e fëmijëve

Agron Demi: MASHT dhe shumica e komunave po keqpërdorin taksat e qytetarëve dhe po rrezikojnë të ardhmen e fëmijëve

Gjykata Kushtetuese ka miratuar ankesën e ish-kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, në lidhje me vendimin e MASHT-it për rihapjen e shkollave të mbyllura në këtë komunë.

Agron Demi, analist i politikave në Institutin GAP, ka thënë se me këtë vendim të Kushtetueses i bie që MASHTI dhe shumica e komunave janë duke keqpërdorë taksat e qytetarëve dhe duke rreziku të ardhmen e fëmijëve, duke lejuar funksionimin e shkollave pa nxënës. “Fatkeqësisht, në vend se ta përdornin si model Kamenicën për fillimin e reformave në rrjetin e shkollave, Qeveria doli krejt në kah të kundërt dhe për një vit në pushtet nuk tregoi asnjë vizion, por vetëm stopoi një reformë për arsye elektorale. Tash, që të gjitha nivelet e gjyqësorit i dhanë të drejtë reformës së ndërprerë në Kamenicë, rrjedhimisht i bie që MASHT dhe shumica e komunave janë duke keqpërdorë taksat e qytetarëve dhe duke rreziku të ardhmen e fëmijëve, duke lejuar funksionimin e shkollave pa nxënës”, ka thënë Agron Demi.

Kontrolloni gjithashtu

Wesley Clark

Wesley Clark pritet të dëshmojë në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Ish-komandanti suprem i forcave të NATO-s gjatë fushatës ajrore të vitit 1999, gjenerali amerikan Wesley …