Ramush Haradinaj: Në rrugën drejt lirisë, kaluam vuajtje e sakrifica, trimëri e heroizëm ashtu si në Epopenë e Koshares

Ramush Haradinaj: Në rrugën drejt lirisë, kaluam vuajtje e sakrifica, trimëri e heroizëm ashtu si në Epopenë e Koshares

Në 23-vjetorin e Betejës së Koshares, Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Epopeja e Koshares, ka herë ka hyrë në kujtesën historike të popullit shqiptar. “Në rrugën drejt lirisë, shqiptarët kaluan në shumë vuajtje e sakrifica, trimëri e heroizëm. Epopeja e Koshares, hyri në kujtesën historike,  sepse hoqi kufirin e padrejtë që ndau kombin për shumë dekada”. “Respekt e përulje për heronjtë, për Brigadën 138 “Agim Ramadani”, kurorë lavdie e bashkimit, lavdisë dhe guximit shqiptar”, ka shkruar Haradinaj. Në këtë përvjetor kanë përkujtuar epopenë e Koshares edhe bashkëluftëtarë të dëshmorëve, liridashës të vendit dhe  përfaqësues  institucionesh.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …