Për pesë muaj 130 milionë euro mallra ka futur Serbia në Kosovë, ndërsa Kosova 10 milionë në Serbi

Serbia po e rikthen praninë e madhe të prodhimeve të saj në tregun e Kosovës

Nga të dhënat e publikuara nga statistikat e Doganës së Kosovës mësohet se Serbia po e rikthen praninë e prodhimeve të saj në tregun e Kosovës. Prurjet e mallrave të saj në tregun tonë sa vijnë e rriten. Përderisa gjatë dy muajve të parë të këtij viti, vlera e mallrave të saj ka qenë rreth 20 milion euro në muaj, në muajin mars kjo shifër ka arritur në rreth 27 milion e 300 mijë euro. Nga të dhënat e Doganës së Kosovës mësohet gjithashtu se derisa gjatë tre mujorit të parë, vlera e prodhimeve të Serbisë që kanë depërtuar në tregun e Kosovës ka vlerë prej 62 milion euro, mallrat e Shqipërisë që kanë hyrë në tregun e Kosovës kanë një vlerë rreth 52 milion euro, rreth 20 për qind më pak. Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, gjatë vitit të kaluar ( 1 Janari deri më 31 dhjetor , 2021 ) Serbia ka shitur në vendin tonë mallra me vlerë prej 243 milionë e 500 mijë euro ndërsa Shqipëria 238 milionë e 600 mijë euro. Po sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, gjatë muajit mars dhe shkurt të këtij viti, vlera e mallrave që kanë depërtuar nga Kosova në Serbi është afër 9 milion euro.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti propozon krijimin e një Qeverie të Unitetit Kombëtar për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit

Deputeti i  PDK-së, Xhavit Haliti, ka propozuar krijimin e një Qeverie të unitetit kombëtar për …