Komuna e Vitisë dhe Kolegji UBT me marrëveshje për hartimin e hartës zonale

Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu ka nënshkruar dje me përfaqësues të Kolegjit UBT, konkretisht me Institutin për Studime Urbane një dokument për hartimin e hartave zonale për komune e Vitisë. Me këtë rast i pranishëm në këtë takim ishin edhe Visar Demiri, drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe këshilltari për çështje urbane, Ajet Sallahu. Me këtë rast u bë me dije se kjo komunë vetëm se është në fazën e finalizimit të Planit Zhvillimor Komunal  dhe tani do të bëjë edhe hartimin e hartës zonale, dokumente këto shumë të rëndësishëm për zhvillimin e kësaj komune.

Kontrolloni gjithashtu

QMF në Lagjen e Muhaxherëve u pajis me 3 shtretër spitalorë, donacion nga Bondsteel Amerikan

Qendra e Mjekësisë Familjare në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë, u pajis me 3 shtretër …