Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 1045 testime sa janë bërë në nivel vendi, 13 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur asnjë infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 28 të infektuar dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 224 mijë e 216 Numri i rasteve aktive ka zbritur në 484 të infektuar aktualë.
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …