Albin Kurti

Albin Kurti: Parimi i reciprocitetit me Serbinë lidhur me targat e makinave është i padiskutueshëm dhe i panegociueshëm

Kryeministri, Albin  Kurti, deklaroi  sot se parimi i reciprocitetit me Serbinë për zgjidhjen lidhur me targat e makinave është i padiskutueshëm dhe i panegociueshëm. Para gazetarëve, Kurti tha se më 21 prill është afati i fundit kur palët do të duhej të merreshin vesh për këtë marrëveshje. “Më 21 prill është afati i fundit kur do të duhej të merreshim vesh për targat. E di që parimi i reciprocitetit do të jetë aty, ndërsa për aspektet teknike e kemi grupin tonë dhe kryenegociatorin që po bisedon se si ta gjejmë një zgjidhje. Por, e di që është e padiskutueshme dhe e panegociueshme parimi i reciprocitetit si parim për çdo zgjidhje”, u shpreh ai. Më 21 prill skadon afati i Marrëveshjes së përkohshme për targat e automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas marrëveshjes që afat ka 6 muaj, veturat në kufi duhet të mbulojnë simbolet shtetërore me letër ngjitëse, si kur futen në Kosovë ashtu edhe në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …