Sami Lushtaku

Sami Lushtaku: Mendimi i deputetes, Ganimete Musliu për Fondin e Sigurisë, është qëndrim që duhet të respektohet

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, thotë se shprehja e mendimit të deputetes,  Ganimete Musliu për Fondin e Sigurisë, është qëndrim i saj politik dhe si i tillë duhet të respektohet. Janë të papranueshme linçimet dhe fyerjet me qëllim të nxitjes së dhunës dhe urrejtjes ndaj saj. Shprehja e mendimit duke  përfshirë edhe qëndrimin e saj për “Fondin e sigurisë”, është qëndrim i saj politik dhe duhet të respektohet. Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, duke mbajtur një fjalim para një grupi të diasporës në Gjermani, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti po i keqpërdor mërgimtarët në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë, duke folur lidhur me hapjen e fondeve nga Qeveria, sikur është  edhe  fondi për Ushtrinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti zbulon ofertën për Nismën: Limajt i ishin propozuar katër pozita të larta me vetëm tre deputetë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi me diasporën shqiptare në Londër, ka zbuluar …