Ish-komandanti Suprem i NATO-s pëp Europë, gjenerali Wesley Clark sot viziton Kosovën

Komandanti i NATO-s, gjatë luftës në Kosovë, Gjenerali amerikan, Wesley Clark, sot ka biseduar me kryeministrin, Albin Kurti

Komandanti i NATO-s,  gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999, Gjenerali amerikan,  tani në pension, Wesley Clark, gjatë qëndrimit, në Prishtinë ka biseduar  me kryeministrin,  Albin Kurti. Duke folur lidhur me këtë takim, Gjenerali Clark ka deklaruar se me kryeministrin, Kurti, nuk kanë biseduar për sigurinë në Kosovë e në rajon. Në takimin me kryeministrin Kurti s’ka qenë temë diskutimi siguria, pasi  ne kemi biseduar për projektet energjetike. Megjithatë ai ka saktësuar  me këtë rast  se ndihet  mirë pasi  Qeveria, në Prishtinë,  është e vëmendshme karshi situatës së sigurisë edhe për faktin se forcat paqeruajtëse të KFOR-it janë   të pranishme në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri: Në Tiranë mbahet Konferenca Ndërkombëtare e Qeverisjes, pritet prezantimi i Planit Marshall të Ramës

Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se më 10 shtator në Tiranë do të …