Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

L. Abdixhiku: Pozita me arrogancën e numrave ndalon ushtrimin e detyrimeve kushtetuese të Parlamentit mbi Qeverinë

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se shumica  parlamentare sot refuzoi formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike, duke theksuar se kjo ishte një kërkesë legjitime e opozitës për zbardhjen e së vërtetës mbi shpenzimin e 100 milionë eurove subvencione e shtrenjtimit të faturave energjetike deri në 100%. Ai ka thënë se pjesë e hetimit do të ishin edhe punësimet nepotike në KEK. “Ky refuzim hetimi, është shenjë frike e pushtetit rreth së vërtetës që megjithatë do të zbardhet herët apo vonë. Sa më i fortë refuzimi, aq më i domosdoshëm bëhet hetimi. Dhe sa më i domosdoshëm hetimi, aq më e drejtë bëhet kërkesa jonë për të. Sjella e mazhorancës, si tregues i arrogancës së numrave që parandalon ushtrimin e detyrimeve kushtetuese të Parlamentit mbi Qeverinë, është praktikë kundërkushtetuese. E njëjta s’mund të vazhdojë”, ka shkruar Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Sokol Gjoka: Takimi Putin-Vuçiq, skema e Serbisë për të forcuar politikën kundër Kosovës

Sokol Gjoka, ish-ambasador i Shqipërisë në Moskë dhe në Ukrainë, ka komentuar takimin e pritshëm …