Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Kërkesa e PDK-së për themelimin e komisionit nuk daton me kërkesën e fundit, kemi pasur kërkesë edhe më herë

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës është diskutuar për themelimin e Komisionit Hetimor. Në këtë mbledhje është argumentuar se përse duhet të themelohet ky komision. Tahiri ka thënë se kërkesa për këtë çështje është e PDK-së dhe si e tillë nuk do të tërhiqet në asnjë mënyrë. Kemi pasur debat të gjatë me argumente pse duhet të themelohet një komision hetimor për çdo procedurë të blerjes së energjisë, pastaj punësimet në KEK. Kjo kërkesë e PDK-së për themelimin e komisionit nuk daton me kërkesën e fundit, por kemi pasur edhe kërkesë më herët hetimin e blerjes së energjisë dhe hetimin e punësimeve në KEK ishte rrëzuar me votë nga Vetëvendosja.

Kontrolloni gjithashtu

PSD akuzon LVV-në për “kapje” të Prokurorisë, Molliqaj paralajmëron rrezik për pavarësinë institucionale

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik para Prokurorisë së Shtetit, duke vendosur një pankartë …