naftës

Katër kompani të naftës u kanë shitur derivate kompanive të palicencuara dhe kanë shmangur akcizën

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, Ministria e Pushtetit Lokal, Posta e Kosovës, Kombinati Trepça, Korporata Energjetike e Kosovës dhe kompanitë rajonale të ujësjellësit dhe mbeturinave janë vetëm disa institucione shtetërore, që në muajt e fundit janë furnizuar me naftë dhe benzinë nga kompania Petrol Company. Ajo është njëra prej katër kompanive të derivateve të naftës në Kosovë, të cilave, një ditë më herët, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ua ka pezulluar lejet për importin dhe deponimin e lëndës së parë, si dhe për shitjen me shumicë të produktit final, që është vaji i rëndë apo mazuti. Sipas ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, këto kompani u kanë shitur produkte të naftës kompanive të palicencuara, nuk kanë përdorur mjete matëse të verifikuara, si dhe kanë shmangur akcizën, duke deklaruar gabimisht përbërjen e produktit.

Kontrolloni gjithashtu

MPJD e fton Agjencinë Kosovare për Inteligjencë që të vlerësojë sigurinë fizike të informacioneve

MPJD ka bërë të ditur se ka njoftuar bashkësinë ndërkombëtare për arrestimin e shtetasit të Kosovës, Tefik Mustafës në Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se ka njoftuar bashkësinë …