Kryetari Aliu uron gjithë besimtarët Islam me rastin e Fitër Bajramit

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, me rastin e festës së Fitër Bajramit ka uruar të gjithë besimtarët e besimit Islam. Ai ndër të tjera ka thënë: Në këtë ditë feste, dua t’ju uroj nga zemra, shëndet e mbarësi, ju dhe familjeve tuaja. Devotshmëria juaj ndaj Krijuesit, sakrificat, solidariteti, ndihma për nevojtarët, agjërimi e lutjet tuaja në Muajin e Shenjtë Ramazan, qofshin të pranuara e të shpërblyera me paqe, harmoni familjare, begati dhe dashuri për ju dhe familjet tuaja.

Shpirtplotë festojmë sot bashkë, Fitër Bajramin!

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: PANDELI MAJKO – QYTETAR NDERI I RAHOVECIT

Rahoveci, sot, kremton një ndër ditët më të gëzueshme në historinë tonë më të re, …