NATO: Misioni i KFOR-it do të mbetet në Kosovë i angazhuar për të ofruar paqe dhe stabilitet

Gjermania do të mbështesë pranimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancën ushtarake të NATO-s

Gjermania do të mbështesë pranimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancën ushtarake të NATO-s, u tha krerëve të qeverive respektive kancelari gjerman Olaf Scholz. Sanna Marin dhe Magdalena Andersson, kryeministrat e Finlandës dhe Suedisë, morën pjesë dje në një takim të kabinetit gjerman në Meseberg. “Është e qartë se nëse këto dy vende duhet të vendosin se duan të jenë pjesë e aleancës së NATO-s, ato mund të llogarisin në mbështetjen tonë”, tha Scholz. Të dy vendet po shqyrtojnë hyrjen në aleancën e mbrojtjes si rezultat i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tashmë u ka premtuar atyre pranim të shpejtë nëse aplikojnë. Marin theksoi se sulmi rus ndaj Ukrainës ka ndryshuar plotësisht situatën gjeopolitike në Evropë duke thënë se nuk ka “kthim mbrapa”. “Të gjitha opsionet janë në tryezë”, tha Andersson në lidhje me anëtarësimin e mundshëm të vendit të saj në NATO. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …