Gjenerali Christopher Cavoli është emëruar në postin e gjeneralit kryesor të trupave amerikane në Evropë

Gjenerali Christopher Cavoli është emëruar në postin e gjeneralit kryesor të trupave amerikane në Evropë

Gjenerali,  Christopher Cavoli, i cili mban detyrën e shefit të forcave të ushtrisë amerikane në Europë dhe Afrikë, është emëruar nga Presidenti Joe Biden për të mbajtur postin e gjeneralit kryesor amerikan në Evropë, si dhe kreun e  Komandës Amerikane në Kontinentin e Vjetër. Sapo të konfirmohet nga Senati, Cavoli do të marrë drejtimin e rreth 100 mijë ushtarëve amerikanë të vendosur në Europë, në një kohë kur prej më shumë se dy muajsh, Rusia vijon të mbajë trupat e saj në Ukrainë.  Një nga detyrat e gjeneralit, do të jetë edhe koordinimi i armatimeve dhe furnizimeve të tjera që do të marrë Ukraina, si edhe monitorimi i lëvizjeve ushtarake të Rusisë në Evropë. Komanda Amerikane në Evropë është kujdesur që prej fillimit të luftës për sigurimin e funksionimit të të gjithë zinxhirit të dërgimit të armëve perëndimore në Ukrainë. Armatimet dërgohen në vendet kufitare, si Polonia dhe Rumania, e më pas merren nga personeli ushtarak ukrainas e futen brenda vendit përmes kamionëve apo trenave. Forcat amerikane në këtë njësi gjithashtu janë marrë edhe me trajnimin e ushtarëve ukrainas në përdorimin e sistemeve të artilerisë.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …