Mërgim Lushtaku

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku është përpjekur ta pengojë gjatë fjalimit, deputetin e Vetëvendosjes, Enver Dugolli

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku është nisur drejt foltores së Kuvendit, kur ishte duke folur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli. Derisa ai  po pyeste për çështjen e armëmbajtjes nga shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, Lushtaku është afruar me shishe të qelqit dhe me të e godiste foltoren vazhdimisht. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe kur aty fliste ministri i Financave, Hekuran Murati. Opozita ka nisur veprimet në Kuvend për t’ia bërë të vështirë pozitës që ta vazhdojë seancën e sotme të Kuvendit, pasi është refuzuar që sot të trajtohet çështja e formimit të një komisioni hetimor parlamentar për rrymën.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …