Është mbajtur Turniri Tradicional në futsall “Luan Haradinaj”, në kuadër të aktiviteteve për nderë të 5 dhe 6 Majit – Ditës së Dëshmorëve

Është mbajtur Turniri Tradicional në futsall “Luan Haradinaj”, në kuadër të aktiviteteve për nderë të 5 dhe 6 Majit – Ditës së Dëshmorëve. Ky turnir mban këtë emër të madh, ku përmes tij nderohet dhe respektohet lufta dhe sakrifica për liri të secilit dëshmor në vendin tonë. Në këtë turnir morën pjesë ekipe të futbollit nga qytete të Kosovës, ekipe të fëmijëve dhe ekipi i OVL-së së Gjakovës dhe Deçanit. Fitues këtë vit në vendin e parë doli ekipi FC. Rahoveci, në vendin e dytë FC. Liqeni dhe vendin e tretë FC. Drenica. Kryetari Ramosaj ekipeve fituese ju urojë suksese të vazhdueshme dhe falënderojë të gjithë ata që mundësuan realizimin e këtij turniri! Lavdi e nderim përjetësisht për dëshmorët dhe martirët e kombit! Ka thënë kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu ka pritur në takim U.D Drejtorin Ekzekutiv të AKK-së, Avni Ahmeti

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadët të aktiviteteve të rregullta ditore …