leoni

Filloi ndërtimi  i afro 1 km rrugë në fshatin Bubavec

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore në fshatrat e Komunës së Malishevës, kanë filluar punimet në ndërtimin e afro një kilometri rrugë në fshatin Bubavec, përkatësisht rregullimi dhe asfaltimi i disa rrugëve brenda fshatit. Në fillimin e punimeve në rrugët e këtij fshati mori pjesë edhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Malishevës, Avdi Morina, i cili përveç se ka parë nga afër fillimin e punimeve, është takuar edhe me banorët, të cilët i ka uruar për rregullimin e infrastrukturës rrugore në lagjet e tyre. Drejtori Morina, ka bërë të ditur se punimet janë duke u zhvilluar në disa rrugë të fshatit, me gjatësi prej mbi 900 metra dhe janë pjesë e investimeve kapitale, të cilat mundësohen nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe ambiente të jashtme

 

Kontrolloni gjithashtu

DITA 2 e Hardh Festit në Rahovec u përshkrua me aktivitetet ditore tradicionale dhe koncertin e madh

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka shkruar në profilin e tij në …