Komuna e Ferizaj do të mbështesë sportistët e rinj

Gjatë ditës së sotme nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, ka pritur në takim drejtorin e Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” Bajram Rexhepin dhe profesorin e edukatës fizike Bashkim Thaqi si dhe dy pingpongistët, Jerina Rexhepi dhe Shega Hashanin, të cilat do e përfaqësojnë qytetin e Ferizajt dhe Kosovën në garën ndërkombëtare të pingpongut. Me këtë rast nënkryetari i Komunës Lulzim Aliu, ka thënë se Komuna e Ferizajt gjithmonë do t’i mbështesë dhe do i përkrahë sportistët e rinj në mënyrë që të arrijnë rezultate sa më të mira dhe ta përfaqësojnë sa më suksesshëm komunën dhe Republikën e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi mirëpriti në takim kampionin e shahut, Murtez Hondozi

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi I shoqëruar nga nënkryetari, z. Fatmir Iska …