Riti i t’Qethave – Ndahen gërshërë për qethjen e deleve

Përkrahja dhe kujdesi i Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ndaj fermerëve po vazhdon të jet e madhe ashtu siç ai është zotuar gjithmonë. Prandaj, sot Kryetari Ramosaj së bashku me Drejtorin e Bujqësisë, Rifat Stojkaj, kanë takuar fermerët deçanas, për të cilët ndan Gërshërë për qethjen e deleve, në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për ta. Kryetari Ramosaj tha se, riti i t’Qethave është një nga traditat tona më të vjetra dhe më me vlerë, andaj ne si Komunë, së bashku do të kujdesemi që ky rit të ketë jetëgjatësi dhe të përcillet brez pas brezi. Blegtoria është nga asetet kryesore për Komunën e Deçanit, andaj edhe përkrahja do të jetë e vazhdueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënon Javën për Vetëdijësimin ndaj Kancerit të Qafës së Mitrës

QKMF në Viti ka përmbyllur Javën për vetëdijësimin ndaj kancerit të qafës së mitrës me …