leoni

PËRKUJTOHEN DËSHMORËT MILAIM MORINA DHE XHEVDET KRASNIQI

Në përvjetorin e rënies heroike, sot, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë bëri homazhe dhe kujtoi dëshmorët e lirisë, Milaim Morina dhe Xhevdet Krasniqi, të cilët ranë heroikisht te “Stanet e Mullabazit”, në kodrat afër fshatit Celinë, me 27 maj 1999. “Milaimi dhe Xhevdeti, të dy bashkë janë gurë të çmuar në muret e kalasë së luftës për çlirimin e atdheut. Ata janë krenaria e fshatit Dejnë, janë shija e veçantë e batalionit tonë, janë rreze drite e trevës së Anadrinit, janë gjaku ynë që as nuk falet, as nuk shkelet. Pra, ata i dhanë peshë fshatit Dejnë, i dhanë forcë e gjallëri luftës sonë, i dhanë jetë e shpresë jetës sonë, i dhanë emër të mirë batalionit të tretë-tha ndër të tjera kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …