Bashkim Morina, Kryetar i Ri i Shoqatës Çamëria Kosovë

Me prezencën e shumë anëtarëve të Shoqatës Çamëria Kosovë, të shtunën (04.06.2022) në ambientet e Hotelit Grand në Prishtinë u mbajt Kuvendi i III-të Zgjedhor i Shoqatës, në të cilën delegatët me vota unanime zgjodhën për Kryetar me mandat 4-vjeçar, z.Bashkim Morina.

Të pranishëm ishin anëtarë të shoqatës nga diaspora, Lugina, Shqipëria.

Kryetari i nderit të shoqatës Qamëria Kosovë dhe bashkëthemeluesi, z. Nexhmi Muçiqi, foli për idealin e tyre. Ai pati kritika ndaj institucioneve të dyja vende që nuk po punojnë për bashkimin e trojeve shqiptare.

“Ne nuk kemi dashur t’i dëmtojmë idealet e Kosovës por të ecim paralelisht për të mirë të Kosovës. Në një mënyrë edhe jemi bërë si shoqëri civile dhe i kemi kritikuar institucionet. Kur ndalemi se çfarë po bëjnë institucionet në Kosovë dhe Shqipëri, është më rëndësi që ose nuk po duan atë që e kanë obligim ose po na injorojnë totalisht. Unë jam i irrituar me vizitën e ministrit grek, Dendia i cili kërkoi që mos të hapim çështje që nuk ekzistojnë. Cila çështje nuk ekziston? dhe unë nga Prishtina dua ta ngriti zërin se edhe Serbia për 120 vite u mundua ta mohojë ekzistencën tonë por nuk i doli”, tha Muçiqi.

Kryetari i shoqatës Çamëria në Tiranë, Lilian Idrizaj, tha se me ndihmën e gjithë shqiptarëve, do të jetësohet bashkimi i trojeve shqiptarëve.

“Ne që nga sot do të bashkëdrejtojmë të gjitha shoqatat. Me të vërtetë jam i emocionuar për këtë takim kaq patriotik dhe kaq shpresëdhënës që kanë me mbajte gjallë çështjen Çame dhe me ndihmën e të gjithëve do ta jetësojmë deri në fund bashkimin e trojeve shqiptare”, tha ai.

Lumturie Hasaj aktiviste e shoqatës nga Tirana foli për rëndësinë e shoqatës. Ajo tha se ka marrë bekimin e babait të saj për bashkimin e trojeve shqiptare.

“Ndjenja atdhetarisë dhe patriotizmi i shoqatës është një vepër shumë e madhe për t’u bashkuar me fjalët. Para se të nisesha e takova babain dhe i thash që po shkoj për Kosovë, dhe i thash se vëllezërit kosovarë që po mundohen ta zgjidhin çështjen qamë. Ai u ngazëlluar dhe më uroi fat”, citoi ajo fjalët e babait të saj.

Aziz Bytyqi bashkëthemelues i Shoqatës, tha:

“Sot po e mbajmë këtë kuvend të shoqatës ku e themeluam nga vitit 2016. Unë bashkë me Nexhmi Muqiqin e themeluam shoqatën e cila na shtyri çështja çame e shtypur dhe që nga ditët e para e angazhuam vullnetarisht, fillimisht me themelimin e degëve në Kosovë e më pastaj u aktivizuam e bëmë shumë punë falë degëve në Kosovë e jashtë saj. Prandaj në Kosovë dhe me degët tjera do ta bëjmë të pamundur që qëllimi ynë të bëhet realitet siç ishte dikur, për një Shqipëri të Madhe”, tha ai.

Në fund të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua edhe, kryetari i ri, Bashkim Morina i cili premtoi të punojë më shumë për çështjen çame.

“Jemi në prag të përvjetorit të dhimbjes të masakrës në Çamëri që çdo shqiptarë e ndjen thellë në zemrën e tyre. Shteti grek i cili edhe pas 80 vitesh ende e mban në fuqi ligjin e luftës dhe në emër të këtij ligji, familjarët nuk i lejon të ngrejë një varrë dëshmorëve ku mund të dërgojnë një kurorë me lule që të mund të bëjnë disa lutje për familjarët e tyre. Megjithatë unë besoj se ka ardhë koha e Çamërisë”, tha kryetari i zgjedhur i Shoqatës Qamëria Kosovë, Bashkim Morina.

Aty u kërkua që Çamëria të bashkohet me Shqipërinë, derisa kritikuan institucionet e Shqipërisë dhe Kosovës, se nuk po bëjnë sa duhet për këtë çështje.

Morina prezentoj edhe ekipin e tij për këtë mandat ku përfshihen Xheladin Tafallari si nënkryetari i pare, Bajram Rama nënkryetar, Isuf Kuqi sekretar dhe Lumtururie Ferizi, kryetare e fondacionit në Kosovë.

Shoqata Qamëria Kosovë u themelua në shtator të vitit 2016.

Me Memorandumin e ri të Bashkëpunimit për binjakëzim me Përfaqësuesit e Shoqatës Patriotike Çamëria Tiranë dhe me Kryetarin e Partisë, “Partia Drejtësi Integrim Unitet z. Shpëtim Idrizi dhe me të gjitha degët e saj nëpër vilajetet shqiptare si Kosovën Lindore, Iliridë, Malësi e Madhe Sanxhak, parashihet që Shoqata Çamëria Kosovë t’i delegoj degët e Shoqatës me forcat dhe kreativitetin e tyre direkt në Shoqatën Patriotike Çamëria Tiranë  që t’i përcjellin nevojat, kërkesat dhe shqetësimet e popullit shqiptarë që jetojnë në vendet e Ballkanit si në Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi, Greqi dhe Turqi.

Krejt në fund kryetari i nderit dhe Themeluesi i Shoqatës, Ing. Nexhmi Muçiqi  ndau mirënjohje për anëtarët dhe kontribuuesit.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …