Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi në Kongresin e ALDE në Irlandëkërkon që Evropa të hapë dyert për Kosovën

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi në Kongresin e ALDE në Irlandëkërkon që Evropa të hapë dyert për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në Kongresin e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Europës, që është mbajtur këtë javë në Dublin të Irlandës.  Gjatë qëndrimit në Dublin, kreu i PDK-së Memli Krasniqi ka takuar liderë të partive të ndryshme anëtare të ALDE, deputetë të Parlamentit Europian dhe ka marrë pjesë në takimet e LIBSEEN, ku PDK është pranuar si anëtare me të drejta të plota para pak kohësh. Kryetari  i PDK-së, Memli Krasniqi ka diskutuar  edhe në mbledhjen e Këshillit të ALDE, që është organi më i lartë vendimmarrës i kësaj organizate. Në fjalimin e tij para anëtarëve të Këshillit të ALDE, Kryetari Krasniqi ka diskutuar për situatën politike në Kosovë, aspiratat evropiane të vendit tonë, si dhe ka prezantuar zhvillimet dhe reformat në Partinë Demokratike të Kosovës. “Ballkani Perëndimor në përgjithësi dhe Kosova në veçanti, duhet të përfshihen në planet për krijimin e një Evrope të bashkuar kundrejt sfidave aktuale që po vijnë kryesisht nga Rusia dhe shtetet e tjera që nuk ndajnë të njëjtat vlera qytetëruese.”, ka thënë Krasniqi. Në këtë Kongres, Kryetari Krasniqi ka paraqitur edhe vullnetin e Partisë Demokratike të Kosovës që të bëhet pjesë e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës, si parti me të drejta të plota.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …