Taulant Balla

Taulant Balla: Shqipëria iu ka bashkuar vendeve që kanë bllokuar vizitën e ministrit të jashtëm rus, Sergey Lavrov

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi  në Kuvend se Shqipëria iu  ka bashkuar vendeve që kanë bllokuar vizitën e ministrit të jashtëm rus, Sergey Lavrov. Një nga korridorët ajrorë që u bllokuan ishte pikërisht ai që kalon mes përmes Shqipërisë.  Shqipëria iu bashkua vendeve që bllokuan ardhjen e Lavrovit. Një korridor ajror që u bllokua ishte ai që kalon përmes Shqipërisë. Nuk u dha drita jeshile. Ne drejtojmë Shtetin. Ne kemi presidencën e KS në OKB. E kemi thënë shumë qartë. Pozicion më të qartë nuk ka. Ne kemi dënuar atë që ka ndodhur në Kosovë, në Bosnje. Harrojeni që do ngjallni Sali Berishën me histori rezolutash. Më 11 korrik kemi planifikuar rezolutën për Srebrencicën. Jo dy gisht letër si ajo e juaja”, saktësoi, Taulant Balla.

Kontrolloni gjithashtu

Safet Gërxhaliu: Mungesa e dialogut social në Kosovë e dërgoi ligjin mbi pagën minimale në Kushtetuese

Safet Gërxhaliu: Masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dëmtuan edhe kompanitë evropiane

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka vlerësuar se masat ndëshkuese të Bashkimit …