Në kuadër të procesit të takimeve publike, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në shoqërimin e drejtorit të arsimit dhe stafit të DKA-së, takoi drejtorët e shkollave, koordinatorët e cilësisë dhe këshillat e prindërve nëpër shkollat e komunës së Rahovecit. Kryetari Latifi prezantoi projektet dhe investimet kapitale të cilat janë bërë nëpër shkolla, ato të cilat janë në proces dhe planifikimet buxhetore për vitin 2023. Përfaqësuesit e shkollave paraqitën kërkesat e tyre, të cilat kryesisht kishin të bënin me infrastrukturën shkollore, nevoja për mjete shkollore, efiçiencë etj.