Në Ferizaj diskutohet Strategjia e Energjisë 2022-2031

Ministria e Ekonomisë, pasditen e sotme organizoi takim publik me qytetarë të komunës së Ferizajt dhe ekspertë të fushës, për prezantimin e Strategjisë së Energjisë 2022-2031. Në këtë takim konsultativ, morën pjesë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, deputetë të Kuvendit të Kosovës, kurse nga Komuna e Ferizajt, mori pjesë Nënkryetari i Komunës, Lulzim Aliu dhe drejtori i Urbanizmit dhe Mjedisit, Arbër Bytyqi. Ministrja Rizvanolli, para të pranishmëve prezantoi objektivat e Strategjisë së Energjisë 2022-2031, synime këto që u vunë në diskutim publik, e që do të konsultohen në të gjitha komunat e Kosovës. Diskutime mbi këtë temë pati nga Nënkryetari i Komunës, Lulzim Aliu, ekspertë të fushës së energjisë dhe qytetarë, të cilët dhanë sugjerimet e tyre, komentet dhe vërejtjet mbi këtë strategji.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e VI-të  e Komitetit për Komunitete në Komunën e Deçanit

Në takim morën pjesë, anëtarët e Komitetit për Komunitete, OSBE, UNMIK-u, drejtoresha për Buxhet dhe …