Kryetari Ramosaj ju ka shpërnda mirënjohje nxënësve fitues të garave sportive, kulturore dhe të diturisë të mbajtura gjatë vitit shkollor

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, pati kënaqësinë që së bashku me drejtorin e Arsimit Bekim Vishaj të shpërndajë mirënjohje për nxënësit fitues të garave sportive, kulturore dhe të diturisë të mbajtura gjatë vitit shkollor, me rastin e Ditës së Çlirimit të Deçanit. Kryetari Ramosaj ka thënë se ndihemi krenarë të shohim çdo ditë arritjet e nxënësve dhe gjeneratave të reja në fusha të ndryshme dhe shprehim mirënjohje për angazhimin dhe përkushtimin e mësimdhënësve dhe prindërve në plotësimin e dijes së tyre. Sukseset e tyre, krenaria jonë më e madhe!

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Malishevës ka nisur dëgjimet publike për hartimin e Projektbuxhetit 2027-2029

Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Buxhet dhe Financa, ka nisur ciklin e dëgjimeve publike …